Studimi/ Vitamina C dhe Zinku nuk i zvogëlojnë simptomat e Covid-19
A mund t’ju ndihmojë vitamina C dhe zinku për të luftuar Covid-19? Jo, madje as në doza të larta, sipas provës së parë të rastësishme klinike për të testuar dy suplementet nën mbikëqyrjen mjekësore.
Pavarësisht nga përdorimi i popullarizuar i vitaminës C dhe zinkut për të luftuar ose zvogëluar ashpërsinë e ftohjeve virale dhe gripit, studimi i ri, i botuar të Premten në JAMA Network Open, zbuloi se dy suplementët nuk kishin asnjë përfitim për njerëzit që izoloheshin në shtëpi me Covid-19.
Në fakt, zbulimet ishin aq mbresëlënëse sa studimi u ndalua herët. “Fatkeqësisht, këto 2 shtesa nuk arritën të përmbushin zhurmën e tyre mediatike”, shkroi Dr. Erin Michos nga John Hopkins dhe Houston Methodist’s Dr. Miguel Cainzos-Achirica, në një editorial shoqërues.
Prova klinike dha doza të larta të secilit supelement dhe në kombinim me njërin nga tre grupet me 214 të rritur që po shëroheshin në shtëpi. Një grup i katërt mori kujdes standard, të tilla si pushimi, hidratimi dhe ilaçet për uljen e etheve, por pa shtesa.
“Glukonati i zinkut me dozë të lartë (zink), acid askorbik (vitaminë C), ose të dy shtesat nuk i zvogëluan simptomat e SARS-CoV-2”, sipas kardiologut të Klinikës Cleveland, Dr. Milind Desai dhe ekipit nga Klinika Cleveland. Dozat e larta, megjithatë, shkaktuan disa efekte anësore të pakëndshme për pacientët që marrin suplemente.
“Më shumë efekte anësore (nauze, diarre dhe dhimbje barku) u raportuan në grupet shtesë sesa në grupin e zakonshëm të kujdesit”, shkroi Michos, një profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins dhe Cainzos-Achirica, një ndihmës profesor i kardiologjisë parandaluese në Houston Methodist. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.