Studiot filmike “Alvernia” që u ngatërruan me jashtëtokësorët nga “Google Maps Street View”

“Google Maps Street View” shpesh mund të fshehë shumë sekrete mbresëlënëse në mbarë botën.
Por kësaj radhe diçka shumë konfuze u zbulua në Poloni, e cila i bëri shumë njerëz të mendonin se alienët ekzistojnë.
E gjendur në Krakov të Polonisë, një bazë e madhe me kupola të bardha e të rrumbullakëta duket pranë një rrugë.
Disa mendonin se janë UFOT, duke konfirmuar se të huajt vërtet ekzistojnë por në fakt një inspektim i afërt ka zbuluar se asnjë gjë e tillë nuk ekziston.
Në vend të gjithë supozimeve të mundshme janë thjesht studio e Alvernia, të përdorura për filma si dhe video lojëra apo projekte muzikore.
Në këto studio mjaft filma të tjerë janë prodhuar duke përfshirë trillerin amerikan këtu “Arbitrage” me Richard Gere dhe Susan Sarandon, komedia “Vamps” me Alicia Silverstone dhe Krysten Ritter, sikurse dhe shumë filma të tjerë polakë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.