Stuhia dimërore godet Washingtonin – Mbyll zyrat qeveritare dhe shkollat prej borës së dendur dhe erërave të forta
Një stuhi dimërore me borë të dendur dhe erëra të forta ka goditur pjesë të Juglindjes dhe brigjeve qendrore të Atlantikut në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar mbylljen e zyrave federale dhe shkollave, pasi e bëri udhëtimin e rrezikshëm dhe kërcënoi të ndërpresë energjinë elektrike. Moti i ashpër detyroi zyrat qeveritare të mbyllen edhe në Washington, ndërsa dhjetëra shkolla vonuan rihapjen përreth rajonit.
Kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Boëser, deklaroi një emergjencë të borës, ndërkohë që transporti publik në qytetin prej 700,000 banorësh po operonte në orare të shkurtuara. Paralajmërime për mot të ashpër u lëshuan nga Georgia, të dy Karolinat dhe Virgina, si dhe në Veri drejt Washingtonit dhe Philadelphias, ku projektohej dëborë në 10-20cm dhe erëra në 64 km në orë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Disa pjesë të rajonit mund të përballen me 5cm në orë dhe një total prej 30 cm të borës së lagshët nga stuhia përgjatë ditës, sipas shërbimit të motit. Bora e dendur pritej të mblidhej në autostrada dhe linjat e energjisë, duke shkaktuar kushte të rrezikshme të udhëtimit dhe me shumë mundësi, ndërprerje të energjisë elektrike në rajon.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.