“Stuhitë diellore”, kërcënimi i makinave vetëlëvizëse
Makinat autonome janë ende në përpunim në mënyrë që të arrijnë të punojnë në mënyrë optimale edhe kur kushtet e motit nuk janë të favorshme, si psh dëbora.
Por tashmë rezulton se edhe dielli i tepërt mund të paraqesë gjithashtu një problem për valën e ardhshme të shoferëve robotikë.
Kërcënimi vjen nga stuhitë diellore, ato shpërthime të rastësishme të sasive të mëdha të energjisë që mund të shkaktojnë një goditje masive në aktivitetin gjeomagnetik dhe rrezatimin.
Ndërsa këto stuhi nuk janë menjëherë të dukshme për shoferët njerëzorë, ata mund të prishin lidhjen e të dhënave midis sistemit global të pozicionit të automjetit (GPS) dhe satelitëve që furnizojnë informacionin e vendndodhjes.
Nëse inxhinierët nuk tregohen të kujdesshëm në zhvillimin e makinave të reja autonome kjo është ajo që mund të shkaktojë probleme serioze.
Scott McIntosh, drejtor i observatorit të lartpërmendur në Qendrën Kombëtare për Hulumtime Atmosferike në Boulder të Kolorados, paralajmëron se sistemet e vetëlëvizjes nuk duhet të jenë tepër të varura nga GPS kur bëhet fjalë për programimin e një automjeti prej 5,000 kilogramësh se si të arrihet vetë nga pika A në pikën B.
Në rast të problemeve diellore, legjionet e makinave të shtyrë nga kompjuteri do të tërhiqen dhe do të presin që lidhja të kthehet.
Ka shumë probleme lidhur me këtë çështje dhe nëse nuk arrihen të zgjidhen në kohë ajo që do të pasojë është një numër i lartë aksidentesh si dhe një industri e cila do të vuajë pasojat.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.