Subvencionet në bujqësi, Rrapaj: Ulja e fondit ka efekte negative, ndryshim skemës

Ulja e fondit të subvencioneve në bujqësi gjatë këtij viti, nga 1.8 në 1.6 miliardë lekë, do të japë efekte negative në këtë sektor, i cili ka nevojë për më shumë mbështetje. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj shprehet në një intervistë për TV SCAN se edhe fondi aktual ka qenë i pamjaftueshëm.
Sipas tij, bujqësia ka nevojë që ky fond të rritet dhe të ndryshojë skema në mënyrë që paratë të mos shkojnë gjithnjë tek të njëjtët individë apo biznese.
Qeveria miratoi së fundmi vendimin që përcakton skemat e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi gjatë këtij vit, të cilat janë të njëjta më të viteve të kaluara, ndërkohë që pritet të dalë edhe udhëzimi përkatës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.