Sudani ‘borxh’ Kuvajtit – Nënshkruan marrëveshje miliona dollarësh
Sudani ka nënshkruar një marrëveshje për një hua 200 milionë dollarësh nga Fondi Arab për Zhvillim Ekonomik dhe Social të Kuvajtit.
Huaja do të përdoret për të mbështetur projektet e zhvillimit në Sudan. Kriza ekonomike e Sudanit ndihmoi në nxitjen e protestave masive që çuan në rrëzimin e ish presidentit Omar al-Bashir më parë këtë muaj.
Vendi prej 40 milionë banorësh vuan nga inflacioni i shpejtë dhe mungesa e parave, karburanteve dhe produkteve të tjera bazë. Demonstratat kanë vazhduar ndërsa protestuesit kërkojnë një dorëzim të shpejtë të pushtetit.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.