Suficiti i Eurozonës – Niveli më i ulët në dy vite
Suficiti i korrigjuar i llogarisë korrente të 19 shteteve që ndajnë monedhën e euros u ngushtua në 16 miliardë euro në dhjetor nga 23 miliardë euro në nëntor.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane kjo është shifra më e ulët në dy vite. Me tensionet e tregtisë globale që po intensifikohen dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës, eksportet europiane kanë marrë goditje në muajt e fundit dhe suficiti tregtar i bllokut po bie papritur dhe shpejt.
Vitin e kaluar, suficiti ishte 3.0 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të bllokut, nga 3.2 për qind në periudhën paraardhëse 12 mujore, me tepricën e tregtisë duke u ngushtuar edhe më shumë. BQE tha më parë se rënia e suficitit të llogarisë korrente në 2.7 për qind të PBB-së pritej këtë vit dhe se do të tkurret edhe më tej në 2.5 për qind deri në vitin 2021.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.