Suficiti primar i Greqisë – Arrin në 4.65 miliardë euro në Nëntor, kalon objektivat

Suficiti primar i Greqisë arriti në 4.65 miliardë euro në periudhën Janar-Nëntor të këtij viti, nga objektivi prej 3.074 miliardë, megjithatë poshtë vlerës prej 5.76 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë 1 vit më parë.
Vendi ka kaluar edhe objektivat e programit të shpëtimit, për një suficit primar prej 1.75% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. Të ardhurat neto në buxhet arritën në një total prej 45.13 miliardë euro për periudhën, 0.3% poshtë objektivit.
Të ardhurat në buxhet kaluan objektivat në kategoritë e: tatimit mbi të ardhurat e korporatave (+1%), taksat e pronës (+1.4%), taksat direkte (+1.9%), TVSH mbi produktet e naftës (+1.6%), taksës se regjistrimit të makinave (+13.6%), si dhe taksës indirekte (+5%). Rimbursimet tatimore arritën në një total prej 4.842 miliardë euro, në rënie me 48 milionë nga objektivat e buxhetit. Të ardhurat nga programi i investimeve publike arritën në 1.382 miliardë euro.
Shpenzimet regjistruan një total prej 45.905 miliardë euro gjatë periudhës, në rënie nga 1.731 miliardë nga objektivat. Shpenzimet në programin e investimeve publike shënuan 3.058 miliardë euro.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.