Sufiçiti tregtar i Gjermanisë thyen përsëri rekord

Sufiçiti tregtar i Gjermanisë u rrit në një nivel rekord të lartë në 2016-ën. Të dhënat zyrtarë mbi tregtinë vijnë disa ditë pasi këshilluesit e Donald Trump akuzuan vendin se po shfrytëzon euron e nënvlerësuar.
Sufiçiti tregtar u rrit në 251.9 miliardë euro për vitin që kaloi, duke lënë pas rekordin e mëparshëm prej 244.3 miliardë euro, që ishte në 2015-ën, raporton zyra Federale e Statistikave.
Analistët thonë se këto të dhëna do shtojnë konfliktet me Shtetet e Bashkuara. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka refuzuar akuzat për euron e zhvlerësuar, duke thënë se Qeveria e saj i ka bërë thirrje Bankës Qendrore Europiane që të ndjek një politik monetare të pavarur.
Më herët gjatë javës, kancelarja tha se Bashkimi Europian do të duhet të vazhdojë marrëveshjet tregtare me vende të tjera, nëse nuk arrihet një dakordësi me administratën e Trump.
Sufiçiti për të gjithë vitin në Gjermani u rrit pavarësisht tkurrjes në muajin Dhjetor. Të dhënat mujore për Dhjetorin treguan një rënie të eksporteve me 3.3%, ndërsa sufiçiti u tkurr në 18.4 miliardë euro nga 21.8 miliardë që ishte në Nëntor.
Porositë industrial për Dhjetorin u rritën në nivelin më të lartë në 2 vite, gjë që tregon se tremujori i parë 2017 mund të ketë një nisje të fortë.
Klevis Llaha/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.