Sugjerimi i JP Morgan: Apple duhet të blejë Netflix!
JP Morgan ka një mënyrë të thjeshtë për Apple që të qëndrojë në krye të medias dixhitale: Duhet të blejë Netflix.
Analisti i bankës Samik Chatterjee publikoi këtë mëngjes në një shënim të ri, sipas CNBC duke shkruar: “Ne mendojmë se Netflix është më i përshtatshmi nga ana strategjike në pozitën udhëheqëse, në nivelin e angazhimit, si dhe përmbajtjen origjinale, duke bërë diferencën. Ne besojmë ajo që ka vlerë është të sigurosh lojtarin më të suksesshëm, pasi është më vështirë me një lojtar më të vogël në treg “.
Një pengesë e lehtë është se blerja e Netflix do t’i kushtonte Apple një shumë marramendëse parash. JP Morgan vlerëson se ndoshta do ti duhen rreth 189 miliardë dollarë. Pavarësisht se Apple ka para cash të mjaftueshme në arkën e saj, një blerje e tillë me siguri do të lërë gjurmë të konsiderueshme në bilancin e gjendjes.
Një blerje e këtij lloji do të ishte një lajm i madh. Është e vërtetë se Apple do të fitojë kur është fjala për strategjinë e saj të përgjithshme të krijimit dhe të përmbajtjes, e ardhmja e Netflix si drejtuesi i transmetimit është e garantuar.
Është e rëndësishme të theksohet se vlerësimi i JP Morgan është spekulim i pastër. Chatterjee nuk ka dëgjuar për ndonjë marrëveshje që po diskutohet midis dy kompanive. Megjithatë, analisti beson se kjo do të jetë një mënyrë për Apple që të vazhdojë të jetë lider në hapësirën e medias digjitale. Blerjet e tjera të mundshme të Chatterjee ishin Activision Blizzard dhe Sonos.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.