Sulm kundër TAP në Itali – Molotov ullinjve të hequr

Në mëngjesin e hershëm të së dielës, në komunën e Carmianos në Lecce, ka ndodhur një tjetër sulm kundër kompanisë që merret me administrimin e ullinjve për llogari të TAP.
Rreth orën 02:10, disa të panjohur kanë hedhur shishe molotov kundër ambjenteve qendrore të firmës Mello. Fatmirësisht zjarri i shkaktuar ka sjellë vetëm dëme të vogla, pasi kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit.
Pemët janë ullinjtë e zhvendosur për shkak të punimeve të gazsjellësit në bregun e San Foca dhe në stacionin e Brindisit, ku do të bëhet lidhja me rrjetin kombëtar.
“Për fat të keq është hera e dytë në pak më shumë se një muaj që kjo kompani sulmohet. TAP shpreh përsëri solidaritetin e plotë me firmën Mello dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të saj viktima të një akti brutal, të pajustifikueshëm dhe të ftohtë, qartësisht me qëllim për të ngritur tensionin pas një periudhe të gjatë qetësie në hapje të sezonit turistik”, u shpreh konsorciumi ndërkombëtar përmes një komunikate zyrtare.
TAP kërkon që të mos nënvlerësohet ky sulm, sidomos nëse kihet parasysh se kompania ka ndërprerë punimet për të mos ndërhyrë në aktivitetin turistik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.