Sulm me kallashnikov ndaj forcave të sigurisë, raportohen 3 oficerë të vdekur në Rusi
Një person ka hapur zjarr në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në qendër të Moskës, duke shkaktuar të vrarë e të plagosur.
Agresori qëlloi me një armë automatike kallashnikov në hollin e ndërtesës, më pas u vra nga policia e armatosur.
Të shtënat erdhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin.
Detajet nuk janë ende të qarta, por sipas disa informacioneve nga mediat në Moskë dyshohet se tre oficerë janë vrarë.
Në disa pamje të postuara në mediat sociale, dëgjohet zhurma e të shtënave me armë në zonë ndërsa video të tjera treguan burra të armatosur duke ikur nga selia e FSB në Sheshin Lubyanka.
Pesë ambulanca u panë gjithashtu duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sulmi ndodhi në prag të ditës së shërbimeve të sigurisë, një festë e veçantë për stafin e sigurisë në Rusi, ku edhe Vladimir Putin ishte në takim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.