“Sulmohet” firma e fushatës së Biden – Microsoft raportohet se ka lajmëruar firmën për hakera rusë
Microsoft ka lajmëruar së fundmi një nga firmat kryesore të fushatës së kandidatit demokrat Joe Biden se është shënjestruar nga hakera shtetëror rus të dyshuar. Përpjekja e sulmit kibernetik shënjestroi stafin tek “SKDKnickerbocker”, një firmë në Ëashington e strategjisë së fushatave që ka punuar me Biden dhe demokratë të tjerë në 2 muajt e fundit. Personat me njohuri mbi çështjen thanë se hakerat kanë dështuar të fitojnë akses tek rrjeti i firmës. KJo vjen pasi agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë ngritur alarmin për përpjekje të mundshme nga qeveri të jashtme që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Hetimet nga ish-këshilltari Robert Mueller dhe komisioni i inteligjencës në Senat, arritën në përfundim se njësi të qeverisë ruse kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe Mueller ka paralajmëruar se Rusia po ndërhyn edhe tek fushata aktuale.
Sipas burimeve, sulmet përfshin “phishing”, një metodë e hakimit që synon të mashtrojë përdoruesit që të japin fjalëkalimet e tyre.
Klevis LLaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.