“Sytë nga Pogradeci” – Shpallet tenderi për Dardhasin, fondi 6.6 milionë lekë
Këshilli i qarkut Korçë ka shpallur tenderin me fond 6.6 milionë lekë për sistemimin e rrugës “Fraholli” në Dardhas të Pogradecit.
Projekti parashikon asfaltim, punime elektrike, ndriçim rrugor, sinjalistika, etj. Sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, afati kohor për ekzekutimin e projektit është 30 ditë, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Pogradeci është një nga destinacionet më të frekuentuara jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në pjesën tjetër të vitit. Pak muaj më parë një tjetër tender u hap për sistemimin e hyrjes në qytetin e Pogradecit.
Lexo edhe:
Drejt sistemimit hyrja e Pogradecit – Hapet tenderi prej 43.7 milion lekë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.