Tabela me kontributet/ Pagesat për sigurimin vullnetar dhe pensionet që përfitohen! Zbritja kur paguani kontribut për një vit , 6 dhe 3 muaj
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon manualin për sigurimet shoqërore, ku në një nga pikat është specifikuar procedura për t’u përfshirë në skemën e sigurimit vullnetar. Konkretisht, në skemën e sigurimit vullnetar mund të sigurohen të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;
- Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;
- Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
- Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?
Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit:
- Pensionit të plotë të pleqërisë;
- Pensionit të reduktuar të pleqërisë;
- Pensionit të invaliditetit;
- Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
“Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm”.
Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe pensioni familjar.
Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?
Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:
- Sigurim vullnetar për vitin korrent.
- Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
- Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Sigurimi vullnetar për vitin korrent
Sigurim vullnetar për vitin korrent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
– Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;
– Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;
– Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;
– Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.
Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për vitin korrent?
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në Instituti i Sigurimeve Shoqërore varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:
– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);
– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);
– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).
Por pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufijtë e pagës maksimale.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent:
– Pensione minimale pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
– Pensione më të larta se niveli minimal, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.