Tailanda ofron “parajsën” – $3000 në vit dhe mund të jetosh si “mbret”

Tailanda është një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në nivel global, por edhe një ndër vendet që ofron potencialin më të madh.
Qeveria e vendit ka vendosur t’i japë një shtysë tjetër domethënëse turizmit, por edhe ekonomisë në vend, duke ofruar rezidenca elitare për të huajt e pasur, të cilët mund të jetojnë në Tailandë me vetëm 3000 dollarë në vit.
Oferta përfshin 7 paketa të ndryshme, dhe më e shtrenjta kushton 60 mijë dollarë, me një afat rezidence 20 vjeçar dhe me një taksë anëtarësie prej 600 dollarësh në vit.
Brenda në çmim përfshihen edhe një sërë lehtësish për ata që quhen klientët VIP, duke iu lejuar akses në agjencitë shtetërore që merren me emigracionin, lejet e punës apo lejet e drejtimit të mjetit.
Qeveria mundëson brenda paketës edhe fluturime ajrore, kontroll mjekësor në spitalet private, si dhe trajtime kozmetike apo udhëtime golfi për një vit.
Qeveria parashikon që më shumë se 1000 të huaj të aplikojnë në këtë program të ri. Paketat e tjera variojnë nga 15 mijë deri në 30 mijë dollarë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.