Taj Mahal rrit çmimet e biletave për vizitorët indianë
Një nga vendet më tërheqës të Indisë, Taj Mahal tashmë do të jetë destinacioni më i vështirë për tu vizituar. Autoritetet në Agra, Indi kanë njoftuar se duke nisur që nga kjo javë, çmimet e biletave në një nga vendet më të famshme të Trashëgimisë Botërore të Unesco –s janë rritur jo vetëm për turistët ndërkombëtarë, por edhe për vendasit.
Çmimi i hyrjes është rritur nga 50 rupie ose (70 centë) në 250 rupi (3.50 dollarë) për qytetarët indianë. Ndërsa, fëmijët nën moshën 15 vjeç ende mund të vizitojnë falas, pavarësisht kombësisë që ata kanë.
Qeveria indiane shpjegoi se ka një mbi popullim të turizmit si arsye kryesore, e cila kjo përkthehet në një rritje të çmimit të biletave. Aktualisht, Taj Mahal vizitohet rreth shtatë milionë vizitorë në vit, gjë që ka çuar në mbipopullim dhe dëmtime strukturore.
Dëmtimi i mjedisit nga ndotja është gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm. Nëse India është ende në listën tuaj, mos harroni që Taj Mahal do t’ju bëjë të eksploroni më shumë nga ajo që vendi ka për të ofruar.
“Ka shumë më tepër për të parë dhe zbuluar në Indi përtej Taj Mahalit, sidomos në pjesën jugore të vendit”, thotë për CNN Travel, Darshika Jones, Drejtor Rajonal i Intrepid Travel në Amerikën e Veriut.
“Udhëtarët ende kanë mundësi të shohin rrënojat e lashta dhe tempuj mahnitës, por rajoni gjithashtu ofron një kuzhinë unike, peizazhe të mrekullueshme dhe plazhe me ujë të ngrohtë, si dhe cilësohet shtëpia medicinale e Ayurveda”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.