Takimi i 8 i RESPA-s – Mesi: Aftësimi i administratës, domosdoshmëri për integrimin
Iniciativa për krijimin e një administratë të aftë për të përballuar sfidat e rrugëtimit në BE ka mbledhur këtë të hënë në Tiranë, bordin drejtues në nivel ministror të shkollës rajonale të administratës publike.
Gjatë fjalës së saj zv.kryeministria Senida Mesi theksoi nevojën për aftësim të administratës duke vlerësuar si të rëndësishme bashkëpunimin rajonal në këtë drejtim
Më tej Mesi nënvizoi si të rëndësishëm shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve anëtare të RESPA-S
Gjate këtij takimi të 8 u prezantuan rekomandimet e ekspertëve lidhur me përmirësimin e kuadrit rregullator nëpërmjet pjesëmarrjes së publikut në këtë proces, metodologjia e kostimit të strategjive dhe procesi i rekrutimit në Shqipëri.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.