Takimi Ahmetaj-Mali – Diskutime për bashkëpunimin ekonomik dhe eliminimin e barrierave për lehtësimin e tregtisë
Bashkëpunimi ekonomik dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë ka qenë edhe fokusi i diskutimit gjatë takimit të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, me homologun e tij serb Siniša Mali gjatë vizitës së tij zyrtare në Serbi.
Sipas ministrit Ahmetaj, kjo është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal.
“Një takim shumë miqësor sot me Ministrin e Financave të Republikës së Serbisë Sinisa Mali. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shembullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”, shkruan Ahmetaj në një postim në profilin e tij në ‘Facebook.’
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.