Takimi Conte-Putin – Marrëveshje investimesh. Italia i kërkon BE heqjen e sanksioneve
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, janë takuar me liderë të biznesit në Kremlin, për të diskutuar projekte të përbashkëta dhe nisur ndërtimin e një fabrike të re në rajoni e Uraleve. Ndër ekzekutivët të pranishëm në takim, ishte kreu i kompanisë ruse të naftës Transneft, Nikolai Tokarev, i cili falenderoi kolegët italianë që nuk vendosën interesat ekonomik të bashkëpunimit Rusi-Itali, ndaj ambicieve të përkohshme politike të disa vendeve.
Liderët rusë dhe italianë kanë rënë dakord mbi shumë kontrata tregtare që pritet të nënshkruen, sipas Putin, i cili shtoi se zgjerimi i biznesit italian në Rusi pritet të vazhdojë.
“Rusia dhe Italia ndërmarrin projekte të mëdha të përbashkëta në shumë fusha, nga energjitika, transporti, infrastruktura e deri te teknologjia e lartë. Jam i sigurt që kjo nuk do të ndalojë këtu, por do të shtohet prezenca në tregun rus. Kjo reflektohet në kontratat e shumta tregtare që pritet të nënshkruhen”, tha Putin.
Conte tha se sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Rusisë duhet të përfundojnë, por nuk tha nëse Qeveria e tij është gati të vendosë veton për heqjen e këtyre barrierave. Rusia ka qenë subjekt i sanksioneve të Bashkimit Europian që prej vitit 2014 për aneksimit të krimesë dhe Roma ka bërë thirrje prej kohësh për zbutjen e këtyre gjobave, për shkak se kanë goditur firmat italiane që tregtojnë me Moskën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.