Takimi me bankat, Tahiri-Sejko: Kontroll policisë private, masa shtesë sigurie

Të gjithë kompanitë që ofrojnë shërbimin e sigurimit fizik dhe shoqërimit të vlerave monetare, do të kalojnë në sitën e inspektimit të institucioneve shtetërore.
Detajet i bëri të ditura Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas takimit me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë ku të pranishëm ishin dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, konfirmoi edhe një herë se sistemi bankar mbetet i sigurtë dhe i mirëkapitalizuar.
Takimi me bankat zuri vend pas ngjarjes së fundit, ku paratë e një banke të nivelit të dytë u grabitën, gjatë shoqërimit në rrugën e Rinasit.
Nertila Maho/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.