Takimi me biznesin, Basha: Më pak konkurrues, largohen investimet e huaja

Përfaqësues të biznesit shprehin shqetësimet e tyre për klimën ekonomikë në vend, kryesisht në nivelin e taksave dhe garancinë e pronës. Gjatë takimit që patën me kryetarin e Partisë Demokratike nga çadrat e ngritura përballë kryeministrisë, përfaqësues të biznesit kritikuan disa nga politikat e ndjekura nga qeveria në fushën e investimeve, të taksave dhe punësimit.
Në fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për rënien e investimeve të huaja. Kjo sipas tij, e ka bërë Shqipërinë më pak konkurruese në raport me vendet e Ballkanit.
Më herët, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar tryeza konsultative me investitorët Italianë e gjermanë, si dhe me përfaqësues të shoqatave të biznesit në Shqipëri, duke prezantuar para tyre pikat kryesore të programit ekonomik.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.