Takimi me biznesin, rritja e pagave dhe amnistia. Ekspertët e PD: Rama i bën për fushatë

Pas takimit që drejtues të PD-së organizuan për politikat e ndjekura nga qeveria në sektorin e energjisë, ekspertë të kësaj force politike organizuan një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit në çadrën e ngritur para kryeministrisë.
Lëvizjet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe amnistia për detyrimet e prapambetura tatimore dhe doganore të automjeteve, shihen nga ekspertët e PD-së si vendime që merren në prag të fushatës elektorale.
Nga ana e tyre përfaqësues të shoqatës së biznesit të vogël në Shqipëri folën për rritje të taksave dhe çmimit të naftës dhe energjisë. Ky takim vjen në kohën kur lideri i opozitës, Lulzim Basha, merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Maltë.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.