Takimi me sipërmarrësit – Basha: Kjo qeveri rriti taksat, “vodhi” shqiptarët
Rritja e taksave dhe ulja e të ardhurave për qytetarët shqiptarë është ajo çfarë ka ndodhur këto 4 vjet. Kjo është ajo çka përkufizoi Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tek “çadra e lirisë”, ku ishin të pranishëm dhe sipërmarrës. Sipas Bashës, kryeministri Rama nuk po bën politikë, por komplot ekonomik.
“S’kemi lekë për fëmijët, tarifat e universitetit, faturat e energjisë, faturën e ujit, s’ka lekë. Ku janë lekët e shqiptarëve? Një pjesë mblidhen me taksa më të larta se para katër vjetësh, kur para katër vjetësh erdhi në pushtet duke premtuar që 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa. Taksat janë rritur, për të gjithë. Një pjesë i mbledh me faturat e energjisë, që janë rritur për të gjithë shqiptarët por në veçanti janë rritur për më të varfërit. Fasho më e pamundur paguan çmim më të lartë energjie. I mbledh me kërrabë ky këtu (drejton nga kryeministria). Një pjesë i mbledh me faturat e rritura të ujit, me taksat e rritura të pronës dhe me çmimin e rritur të karburantit“, tha Basha.
Kreu demokrat gjatë fjalës së tij iu referua edhe tenderave publikë, ku sipas tij, qeveritarët kanë vjedhur shuma të frikshme parash.
Në shumë raste dhe takime në çadrën ku po qëndron prej thuajse dy muajsh opozita, situata ekonomike e vendit ka zënë një vend të rëndësishëm.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.