Takimi me Vuçiç, Thaçi: U pajtuam për fazë të re të dialogut që çon në pajtimin e vendeve tona

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut mes dy shteteve.
“Në takimin e udhëhequr nga Mogherini, që zhvilluam me presidentin e Serbisë, Vuçiç, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të çonte drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi të shteteve tona”, tha Thaçi.
“Ishte konkludim i përbashkët që vetëm pajtimi dhe normalizimi mes vendeve tona, paraqet më tepër paqe dhe stabilitet për rajonin dhe për vetë shtetet tona. Ne i dhamë besimin e plotë për zonjën Mogherini për të ndërmjetësim të këtij dialogu. Jemi dakorduar që ky proces të jetë sa më shpejt i arritshëm dhe i implementueshëm. Dua të besoj se ky proces nuk do të jetë garë se kush kë do ta mund por proces i standardeve dhe vlerave i të dy vendeve dhe popujve tanë. E këto vlera, janë ato evropiane”, ka shtuar më tej presidenti Thaçi, transmeton zeri.info.
Presidenti Thaçi deklaroi se kjo fazë e re e dialogut kërkon edhe unitet politik në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.