Takimi në Bruksel – Rama: Besimplotë se do hapim negociatat, reformat vazhdojnë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme Federika Mogherini, ka vijuar takimet intensive me kryeministrat e vende të Ballkanit Perëndimor.
Zonja Mogherini i ka mbledhur kryeministrat e rajonit në një darkë informale e disata brenda këtij muaji, duke ju bërë thirrje që të vijojnë me angazhimin e tyre integrues dhe me reformat e ndërmarra.
Kryeministri Edi Rama pas takimit tha se u ritheksua edhe njëherë vazhdimësia e reformave, ndërsa u shpreh besimplotë se Shqipëria do të hapë negociatat në Pranverën e 2018.
Kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm Bushati kanë filluar një tur takimesh me kryetarë shtetesh të Bashkimit Europian, për të marrë mbështetjen e tyre për aprovimin e kërkesës që pritet të vijë nga komisioni Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.