Takimi Rama – Zaev – Fokusi te marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Ata kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe si dhe intensifikimin e shkëmbimeve tregtare.
Kështu, bëhet e ditur se në muajt në vijim do të bëhet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive respektive. Axhenda si dhe koha e mbajtjes së kësaj mbledhjeje do të përgatitet nga Ministritë e Jashtme.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite në Shkup, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja,” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve. Në të do të marrin pjesë edhe liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa Juglindore.
Fokusi i këtij Samiti do të përqendrohet kryesisht në dy pika kyçe: te biznesi dhe ndërveprimi ekonomik mes vendeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.