Takimi Xi Jinping-Erdogan – Liderët premtojnë bashkëpunim strategjik mes vendeve
Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar bisedime me homologun turk, Recep Tayip Erdogan, ku premtuam promovimin e bashkëpunimit strategjik mes 2 palëve. Duke theksuar se Kina dhe Turqia janë dy tregje të mëdhenj në zhvillim, Xi Jinping tha se bashkëpunimi strategjik ka shumë rëndësi. Ai i bëri thirrje të dyja palëve që të thellojnë besimin reciprok politik, komunikimin, respektin për interesat e njëri-tjetrit, pavarësinë dhe integritetin territorial si dhe të konsolidojnë themelet politik që mbështesin zhvillimin e marrëdhënies Kinë-Turqi. Mbi bashkëpunimin në sigurinë anti-terroriste, Xi tha se Kina vlerëson përpjekjen e Erodgan për të mos lejuar aktivitetet e separatistëve kundër kinës më Turqi. Xi e cilësoi Turqinë si një partner kryesor në strategjinë “Belt and Road”.
Presidenti kinez bëri gjithashtu thirrej për bashkëpunim në turizëm. Përballë ndryshimeve të mëdha në situatën ndërkombëtare, Kina dhe Turqia duhet të mbështesin sistemin ndërkombëtar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në krye dhe duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, sipas presidentit. Erdogan tha se Turqia është angazhuar ndaj politikave territoriale të Kinës, duke theksuar se banorë të etnive të ndryshme jetojnë të kënaqur në rajonin autonom Xinjiang Uygur falë prosperitetit kinez. Duke mbështetur iniciativën Belt and Road, presidenti turk tha se shpreson që të dyja palët të bashkëpunojnë në fusha si tregtia, investimet dhe rrjetet 5G.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.