Takohen ministrat e jashtëm të G20 – Në fokus, tregtia, Afrika, zhvillimi i qendrueshëm, pakti Japoni-Kore e Jugut
Ministrat e jashtëm të 20 vendeve më të industrializuara të globit u takuan këtë të shtunë në qytetin e Nagoya në Japoni, për të diskutuar kryesisht për angazhimin e secilit vend për tregtinë e lirë, si dhe përmirësimin e qeverisjes globale. T
Takimi i ministrave të jashtëm i paraprin atij të liderëve të secilit prej këtyre 20 vendeve. Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi ishte ai që hapi ditën e dytë të samitit, ku veç të tjerash u diskutuan tema si: objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe zhvillimi i Afrikës.
Takimi vjen në një kohë që pritet të skadojë pakti i inteligjencës mes Japonisë dhe Koresë së jugut. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve pritet të mbajnë një takim dy palësh për këtë çështje.
Ky pakt i detyron të dy vendet që të ndajnë me njërit-tjetrin informacion të ndjeshëm rreth rrezikut të përbashkët: Koresë së Veriut. Pakti u nënshkrua në vitin 2016, paçka se pritej që në vitin 2012.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.