Taksa 100% për produktet serbe – Ahmetaj: Jo e shëndetshme për ekonominë, Kosova të ndryshojë qendrim
Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të financave dhe ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në një intervistë për Televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.
Ndërsa deputet e vlerësojnë si çështje të brendshme, ose si një përgjigje përkundrejt sjelljeve të shtetit serb ndaj Kosovës, duke e mos votuar për anëtarësim në Interpol.
Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 440 milionë euro, ndërsa importon mallra në vlerë prej rreth 21 milionë në vit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.