Taksa e re për shtëpitë- A është shtyrë vetëdeklarimi pa afat?
Ndonëse afati i vetëdeklarimit të sipërfaqes së banesës zyrtarisht ka më shumë se dy javë që ka përfunduar, “de facto” ai vijon.
“Mjafton vetëm një vizitë në pikën më të afërt të UKT-së për të kuptuar që punonjësit shtesë të rekrutuar me kontratë të përkohshme janë ende aty për të pritur vetëdeklarime. Prania e reklamës për të nxitur qytetarët drejt zyrave të UKT-së për të deklaruar sipërfaqen e banesës në ballinë të faqes kryesore dhe në rrjetet sociale flet gjithashtu për një procedurë në vazhdim. Edhe pse u tha se dateline i fundit do të ishte 30 tetori, një urdhër verbal nga drejtoria ka shtyrë për të dytrën herë procesin. Kësaj herë pa afat” shkruan gazeta Panorama.
Më tej në artikull evidentohet se nëntori që do të ishte muaji i daljes në terren të punonjësve për të bërë verifikimet por me gjasë edhe dhjetori do të jetë pritës për këto të fundit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.