Taksa e teknologjisë në BE – Gjermania përmbahet, shqetësohet për kundërpërgjigjen e SHBA
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se plani i Bashkimit Europian për të rritur taksat për firmat e mëdha të teknologjisë kërkon ende bisedime, megjithatë, mund të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit.
Sipas propozimeve të Komisionit Europian, Shtetet e Bashkimit Europian, do të ngarkojnë një taksë prej 3% në të ardhurat dixhitale të firmave të mëdha si Google dhe Facebook, që janë akuzuar për gjenerimin e fitimit në vendet me taksa të ulëta në kontinent.
Plani është kundërshtuar nga shtetet e vogla si Irlanda dhe nga vendet nordike, që argumentojnë se taksa do të frenojë inovacionin dhe do të sjellë një kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara, ku shumica e këtyre firmave janë themeluar.
Pas thirrjeve për prezantimin e taksës, Berlini është përmbajtur kur Scholz erdhi në fuqi në muajin Mars dhe komentet e tij do të shqyrtohen nga qeveritë e Bashkimit Europian që e kundërshtojnë vendosjen e taksës. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë thënë se Gjermania kërkon të sigurohet se taksa nuk dëmton prodhuesit e makinave, që mund të përballen me kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.