Taksat vendore për transportin – Operatorët, Mema: Na premtuan heqjen, por na erdhi zarfi. Shteti të ndërhyjë!
Operatorët e transporti ndërqytetës denoncojnë mos faljen e taksave nga ana e bashkive, ndonëse kjo ju është premtuar publikisht nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Memës, situate ekonomike e transportit është shumë e vështirë, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për heqjen e taksave vendore.
Po ashtu, kreu i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban thotë se duhet t’i jepet fund edhe transportit të paligjshmë, pasi ata pak pasagjerë që zgjedhin të përdorin transportin publik po preferojnë këto mjete.
Mema nuk përjashton as mundësinë e protestave.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.