Taksimi i ekonomisë dixhitale – Moscovici: Do gjejmë mënyrat si t’i rrisim taksat për kompanitë
Komisioni Europian do të përgatisë në ditët në vijim një listë të gjatë me opsionet ligjore që ka institucioni për të rritur barrën e taksave ndaj shumëkombësheve që operojnë në sektorin teknologjik, si: Google apo Facebook.
Këtë e deklaroi vetë Komisioneri për çështjet financiare dhe ekonomike, Pierre Moscovici. “Ekonomia digjitale duhet të taksohet si pjesa tjetër e ekonomisë”, deklaroi ai në hyrje të takimit të ministrave të Financave të Eurozonës dhe Bashkimit Europian në Talin të Estonisë.
Në këtë takim një ndër temat kryesore do të jetë pikërisht ajo e taksimit të ekonomisë digjitale. Ndër vite, kompanitë që operojnë në këtë sektori i janë shmangur taksave në të pjesën dërrmuese të vendeve të botës, duke shkaktuar edhe humbje kolosale.
Gjatë viteve të fundit, Komisioni Europian ka nisur një “gjueti shtrigash” me këto kompani, duke i gjobitur me radhë, që nga Google e deri te Apple.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.