TAP – Përfundon furnizimi me tubacione të plota në Shqipëri, Greqi dhe Itali

Ka përfunduar transporti i tubave dhe mjeteve të tjera logjistike për realizimin e projektit të TAP në Shqipëri, Greqi dhe Itali.
Drejtori i projektit TAP, John Haynes, theksoi se ky është një tjetër moment kyç për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.
“I gjithë procesi i shpërndarjes së logjistikës u krye në përputhje me afatin e projektit dhe me standardet më të larta të sigurisë,” shtoi ai.
Dërgesa e fundit e tubave të çelikut për ndërtimin e tubacionit Trans Adriatik (TAP) mbërriti në Selanik të Greqisë më 10 tetor, duke shënuar shpërndarjen përfundimtare të të gjitha tubacioneve në vendet pritëse të TAP.
Transporti i 55 000 tubave për ndërtimin e TAP u përfundua në një periudhë kohore prej një viti e gjysmë. Tubacionet e para në Shqipëri mbërritën në prill të 2016, në qytetin e Durrësit. Më pas dërgesat në Greqi filluan një muaj më vonë, pikërisht në maj. Këto tuba u ndanë në këtë mënyrë: 32 000 në Greqi, 13 000 në Shqipëri dhe 9 150 në det të hapur dhe 670 në Itali.
TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për BE.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.