TAP do të investojë 1 milion euro në programin bujqësor në Greqi

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG prezantoi iniciativën e tij bujqësore “Toka e lulëzuar” – Mbështetja e Edukimit Agro-ushqimor” , që do të zbatohet në tri prefekturat e Greqisë Veriore të përshkuara nga tubacioni. Ky informacion është publikuar në faqen e internetit të konsorciumit.
Si pjesë e iniciativës, TAP do të investojë 1 milion euro në aktivitete edukative dhe të aplikuara bioteknologjike, duke synuar mbështetjen e kultivimit, marketingut dhe shitjes së prodhimeve të ndryshme bujqësore ose varieteteve të prodhuara në vend në zonat përgjatë rrugës së tubacionit.
Projekti do të zbatohet nga Shkolla Amerikane e Fermave të Selanikut (AFS) dhe Instituti i Bioshkencës Aplikative (INAB) të Qendrës për Hulumtime dhe Teknologji Hellas (CERTH), dhe do të monitorohet nga Fondacioni Bodossaki.
TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për BE.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.