Tarifa edhe për barkat pa motor – Përcaktohen çmimet e reja, mjetet e vogla me rrema 1.500 lekë, të motorizuarat 6,500 lekë

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Qeveria ka përcaktuar tabelën e tarifave të regjistrimit të mjeteve lundruese që do të aplikohen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Tarifat e reja janë miratuar që më 4 maj dhe janë publikuar këtë jave në fletoren zyrtare. tarifë regjistrimi pre 1,500 lekësh do të paguajnë edhe mjetet e vogla ludruese pa motor, ndërkohë që do të tarifohet edhe ndërrimi I pronësisë së tyre
Bie në sy se tarifë regjistrimi do të paguajnë edhe mjetet e vogla ludruese pa motor, ndërkohë që do të tarifohet edhe ndërrimi i pronësisë së tyre. Për regjistrimin e varkave të vogla, tarifa që do të paguhet pranë Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detareve është 1,500 lekë, ndërkohë që një tarifë prej 500 lekësh është përcaktuar edhe për çregjistrimin e tyre. Ndërkohë që tarifa për regjistrimin e mjeteve me motor është 6,500 lekë.
Tarifa më e shtrenjtë është ajo e regjistrimit të certifikatës, me vlerën 10 mijë lekë, ndërkohë që nxjerrja e lejeve të lundrimit do të kushtojë 3.500 lekë.
Në rastet e ndryshimit të pronësisë së mjeteve lundruese do të paguhet një tarifë prej 2 mijë lekësh, ndërkohë që tarifa e çregjistrimit të mjeteve detare me motor me aftësi lundrimi deri 6 milje nga bregu do të jetë 2 mijë lekë. Për mjetet me aftësi lundrimi përtej 6 miljeve tarifa është 5 mijë lekë.
Ndërkaq, dëshmia e kualifikimit për peshkatarët do të jetë 900 lekë, ndërsa ajo për detarët 1,600 lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.