Tarifat e Trump për çelikun dhe aluminin: SHBA dhe Britania nisin bisedimet zyrtare!
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan një marrëveshje të mërkurën për të filluar bisedimet për heqjen e tarifave të çelikut dhe aluminit të vendosura nga ish-presidenti Trump në 2018.
Në një deklaratë për shtyp të së mërkurën, Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo dhe Përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA-së Katherine Tai do të fillonin negociatat me Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Ndërkombëtare, Anne-Marie Trevelyan, për të adresuar tarifat e çelikut dhe aluminit, si dhe si dhe tarifat hakmarrëse të vendosura nga Britania.
Në vitin 2018, Trump goditi Bashkimin Europian, Meksikën dhe Kanadanë me tarifa çeliku dhe alumini. EU u përgjigj në të njëjtën mënyrë me tarifa për mallrat amerikane si burbon dhe xhinse të Kentakit.
Administrata Biden njoftoi se po lehtësonte disa tarifa për çelikun dhe aluminin për BE-në vjeshtën e kaluar, duke bërë që blloku të ndalojë rritjen e tarifave për mallrat amerikane që pritet në dhjetor.
Rob Maron, i Këshillit të Pijeve të Distiluara të Shteteve të Bashkuara, u shpreh se shpresonte për një “heqje të menjëhershme” të tarifave për uiski.
Maron tha se do të ndihmonte “të mbështesë vendet e punës në SHBA pasi ekonomia kërkon të rikuperohet nga ndikimet e ashpra ekonomike dhe ndërprerjet e rëndësishme të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19”.
SHBA dhe Britania e Madhe shpjeguan gjithashtu se kishin rënë dakord të punonin së bashku për të trajtuar “kapacitetin e tepërt global të çelikut dhe aluminit”, për të cilin ata thanë se “drejtohet kryesisht nga Kina”.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.