Task-Forca antikorrupsion – Gjonaj: Në 2 muaj, 172 masa disiplinore dhe 28 largime nga puna
172 masa disiplinore dhe 28 largime nga detyra. Këto janë rekomandimet e dhëna nga Task-Forca antikorrupsion pas verifikimeve të kryera gjatë muajve maj dhe qershor në 35 institucione që ofrojnë shërbime për qytetarët. Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është edhe koordinatorja Kombëtare Antikorrupsion.
Sipas ministres 6 drejtues institucionesh janë kallëzuar penalisht.
Gjonaj tha se puna e Task-Forcës kundër korrupsionin dhe praktikave të këqija në administratë do të vijojë, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar rastet e shkeljeve pranë platformës së bashkëqeverisjes.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.