Task-Forca e OSHEE, kontrolle për ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik në Tiranë, Shkodër dhe Burrel

Vijojnë kontrollet në terren nga grupet e Task-Forcës së OSHEE për ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin elektrik. Në një njoftim të fundit të OSHEE thuhet se grupet e Task Forcës, në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.
“Në Tiranë, kontrollet janë fokusuar në aksin Vaqarr – Pezë – Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës. Si rezultat i këtij aksioni në të tre rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 shtetas, (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë). Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjisë elektrike. Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin. Aksioni vijon në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.