Task Forca e Transportit Rrugor operacion kombëtar për urbanët dhe autobuzët: Kontroll dokumentacionit dhe kushteve të komoditetit
Task Forca e Transportit Rrugor po ushtron kontrolle në stacionet përfundimtare të Linjave Qytetëse të Transportit të udhëtarëve në lidhje me dokumentacionin e mjeteve dhe kushtet e komoditetit.
Ky kontroll do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për të bërë të mundur sigurimin e kushteve optimale të transportit të udhëtarëve.
Veç mjeteve të transportit publik, Task Forca po ushtron kontrolle edhe për mjetet e palicencuara dhe për mjetet e tonazhit të rëndë në mënyrë që të mos tejkalojnë peshën e lejuar për transport.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.