Task Forca thirrje operatorëve të transportit – Masa të rënda administrative për marrjen dhe zbritjen e udhëtarëve jashtë vendeve të lejuara

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Task Forca e Transportit Rrugor është shprehur se po angazhohet maksimalisht mbi mbarëvajtjen e transportit të udhëtarëve këtë periudhë e cila përkon me nisjen e sezonit veror.
Ajo gjithashtu ju ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të transportit të kenë kujdes në lidhje me qarkullimin rrugor dhe me respektimin e sinjalistikave.
‘Marrja dhe zbritja e udhëtarëve jashtë vendeve të lejuara do të ndëshkohet rëndë me masa administrative nga Inspektorët e terrenit, njofton Task Forca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.