Task Force Antikorrupsion në Lezhë, Gjonaj: 26 masa disiplinore, 7 largime, 7 kallëzime penale
Inspektimet e Task Forcës Antikorrupsion në Spitali Rajonal Lezhë, në AKU-në dhe Drejtorinë Bujqësore të këtij qyteti kanë 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil.
Po ashtu, bazuar, në shkeljet e konstatuara është depozituar kallëzim penal për 7 punonjës të niveleve të ndryshme të këtyre institucioneve.
Rezultatet e inspektimeve u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilta Gjonaj, kreu i Task Force Antikorrupsion.
Gjonaj tha se rastet janë zbuluar falë bashkëpunimit të qytetarëve në platformën shqipëriaqeduam.al.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.