“Tatim-fitimi do rrisë 40% çmimet e avokatisë” – Bozheku: Shtesa e kostove do shkarkohet te qytetarët e bizneset. Është e pashmangshme

Avokatja Enida Bozheku thotë se përfshirja e profesionit të avokatëve në skemën e tatim-fitimit do përkthehet në rritje të menjëhershme të kostove për këtë shërbim për qytetarët e bizeset. Në një intervistë ekskluzive në TV Scan, Bozheku parashikon që bashkë me kostot e rritura prej reduktimit të gjykatave, avokatët të rrisin me 40% çmimet e pëfaqësimit ligjor.
Bozheku thotë se mbyllja e një numri të konsiderueshëm gjykatash në gjithë vendin, do deformojë tregun e shërbimeve ligjore, dhe parashikon se avokatët që do mbeten pa punë do dynden drejt kryeqytetit për të siguruar jetesën.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.