Tatim pagash për të dypunësuarit – Angjeli, rezerva për paketën fiskale
Individët e dy punësuar, me të ardhura edhe nën 2 milionë lekë, do të kenë detyrim t’i deklarojnë ato dhe do të jenë objekt tatimi. Ky ndryshim që do të prekë mbi 35 mijë individë, pjesë e paketës fiskale 2020, por edhe mbështetja për industrinë automotive, apo rritja e gjobave për bizneset, janë prezantuar në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave.
Paketa fiskale është komentuar nga deputeti socialist Anastas Angjeli, i cili ka shprehur rezerva për faktin se Ministria nuk ka sjellë risi të rëndësishme për vitin e ardhshëm. Angjeli ka kërkuar që qeveria të sjellë efektet që pritet të ketë rivlerësimi i banesave, i parashikuar në buxhet.
Buxheti 2020 dhe paketa fiskale do të diskutohen në komisionet parlamentare deri më datën 5 Nëntor, për ti hapur më tej rrugë miratimit në Kuvend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.