Tatimet, apeli i fundit për bizneset: Nxitoni për llogaritë bankare, keni kohë dhe sot
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton bizneset dhe tatimpaguesit e tjerë që të përfitojnë nga orët e mbetura për të plotësuar detyrimin ligjor për hapjen dhe deklarimin e llogarisë bankare pranë administratës tatimore. Tatimet kujtojnë se procesi kërkon vetëm pak minuta dhe mund të bëhet edhe elektronikisht.
Tatimpaguesit e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/Administratës Tatimore janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit të tyre brenda 90 ditësh dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.
Ky detyrim vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore që kanë marrë fuqi ligjore me 26 korrik 2019.
Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar rishtas, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore.
SCAN
Udhëzim për të gjithë tatimpaguesit!
Të nderuar tatimpagues!📌Ju jeni edhe sot në kohë, për të hapur dhe deklaruar llogaritë tuaja bankare pranë Administratës Tatimore✅👉Ndiqni këto hapa të thjeshtë për deklarimin në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik- e-filing.✅Vetëm pak minuta dhe detyrimi juaj ligjor përmbushet në kohë🤝
Posted by Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve on Monday, October 28, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.