Tatimet: Kujtesë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit – Mosdhënia e informacionit penalizohet sipas ligjit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zbatim të Ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, ka sjellë në vëmendje të të gjithë individëve dhe tatimpaguesve të cilët zotërojnë një llogari financiare, të bashkëpunojnë me institucionet financiare përkatëse për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, të kërkuar nga këto institucione, sipas afateve të përcaktuara nga secila prej këtyre institucioneve.
Referuar njoftimit të DPT-së, mosdhënia e informacionit të mësipërm nga çdo mbajtës i llogarive të raportueshme apo person tjetër përgjegjës, konsiderohet kundërvajtje administrative dhe penalizohet sipas ligjit nr. 4/2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.