Tatimet njoftim për bizneset: Dorëzoni pasqyrat financiare për vitin fiskal 2019! Çfarë duhet pasur parasysh
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit lidhur me procedurën ligjore mbi dorëzimin e deklaratë pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019. “Tatimpaguesi duhet të dorëzojë formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me Udhëzim.
Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij. Formati i tyre do të jetë i njëjtë me atë që dorëzohet në QKB. Për çdo paqartësi mos hezitoni të drejtoheni për informacion në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve më afër jush, apo në Qendrën e Thirrjeve përmes numrit të gjelbër 0800 00 02” shkruhet në njoftimin e Tatimeve.
Njoftimi i Tatimeve:Kliko
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.