Tatimet ofrojnë edhe 2 shërbime të reja online
Drejtoria e Përgjithshmë e Tatimeve informon se tashme edhe 2 shërbime të reja do tw ofrohen online, nëpërmjet portalit e-albania:
1-Regjistrimi i personave fizikë (Ambulantë, Kryefamiljarë, prodhues bujqësorë, përfaqësues tatimore) që regjistrohen nga Administrata Tatimore
Kërkesa për regjistrim kryhet nëpërmjet portalit e-albania, pa qënë e nevojshme që personat të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse.
Hapat që duhen ndjekur dhe sqarimet përkatëse për kryerjen e regjistrimit, janë të trajtuara në Udhëzuesin bashkëngjitur këtij njoftimi.
2-Ndryshimi i të dhënave të regjistrimit, të të gjithë tatimpaguesve (persona fizikë dhe juridikë) të regjistruar nga QKB apo nga Administrata Tatimore
Të gjithë tatimpaguesit (persona fizikë, personat juridike), të regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit apo nga Administrata Tatimore, pas regjistrimit fillestar, mund të kryejnë disa ndryshime, në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit e-albania” njoftojnw Tatimet.
Ndryshimet që mund të kërkohen pranë Administratës tatimore nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet Portalit e-albania, janë të orientuara për dy kategori tatimpaguesish:
-tatimpaguesit që janë pjesë e regjistrit tregtar të QKB-së,
-tatimpaguesit që regjistrohen pranë Administratës tatimore.
Aplikimi për ndryshimet në të dhënat e regjistrimit, ka të bëjë me:
-Shtimin apo ndryshimin e përgjegjësive tatimore për të gjithë kategorinë e tatimpaguesve.
-Riaktivizimin e tatimpaguesit (kalimi nga statusi Pasiv në statusin Aktiv), në rastin kur kalimi në Pasiv është bërë nga sistemi elektronikisht pa kërkesën e tatimpaguesit.
-Aplikimin dhe pasqyrimin e çdo lloj ndryshimi në sistemin tatimor për gjithë tatimpaguesit që regjistrohen pranë administratës tatimore të cilët nuk janë pjesë e regjistrit tregtar të QKB-së
Njoftimi i të dhënave të regjistrimit, kryhet elektronikisht, nëpërmjet portalit e-albania, pa qenë e nevojshme që personat të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.