Tatimet paralajmërojnë bizneset: Koha për të hapur llogari bankare e për ta deklaruar atë! Afatet
Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar rishtas, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore.
“Me anë të Ligjit nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përcaktuar se, tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.
Në rast të mospërmbushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, ligji parashikon sanksione për tatimpaguesit. Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit subjekte të këtyre përcaktimeve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve” njoftojnë Tatimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.